RRETH NESH
Shoqata “Maraton Albania” eshte themeluar ne vitin 2001 me iniciativen e nje grupi nismetar. Ajo është një shoqatë sportive, jo qeveritare, jofitimprurese, e cila gëzon liri dhe autonomi të veprimit në përputhje me Statutin dhe Programin e saj. MARATON ALBANIA është themeluar me vullnet e lirë nga një grup anëtarësh dhe ushtron veprimtarinë e saj në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Qellimi dhe misioni i shoqates MARATON ALBANIA eshte ndërgjegjësimi dhe aktivizimi në lëvizje sportive masive i një numri sa më të madh njerëzish pavarësisht nga mosha, gjinia, shkalla e zhvillimit fizik,mendor, sportiv dhe shëndetësor. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve gjate ketyre viteve është një tregues i mire, se maratona është kthyer ne nje event te dashur per qytetaret e Tiranes, Shqiperise e me gjere.