Qëllimi dhe misioni
Qëllimi dhe misioni i shoqatës MARATON ALBANIA është ndërgjegjësimi dhe aktivizimi në lëvizje sportive masive i një numri sa më të madh njerëzish pavarësisht nga mosha, gjinia, shkalla e zhvillimit fizik,mendor, sportiv dhe shëndetësor. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve gjatë këtyre viteve është një tregues i mirë, se maratona është kthyer në një event të dashur për qytetarët e Tiranës, Shqipërisë e më gjerë.