+355 69 6066 085 info@maratonalbania.al

KUSHTET E PRANIMIT

Anëtar i shoqatës mund të jetë çdo qytetar pa dallim bindjesh, besimi apo kombësie, mjafton të pranojë programin dhe statutin.Anetar i MARATON ALBANIA mund te jete cdo person, mjafton te kete mbushur moshën 18 vjeç. Miratimi i kërkesës për aplikim anetarësimi në shoqatë bëhet nga mbledhja e këshillit drejtues.

Në kërkesën për anëtarësim në shoqatë përcaktohet data e anëtarësisë, pagesa e regjistrimit fillestar,si dhe një deklaratë ku kërkuesi bie dakort të veprojë në përputhje me ligjin, statutin dhe rregullat e tjera të shoqatës. Anëtari i ri, rregjistrohet në librin e shoqatës,pajiset me kartë elektronike anëtarësimi, email, i hapet rubrika personale e në faqen web të publikimit te aktivitetit të shoqatës në rrjetet sociale në internet.

Anëtarësimi në shoqatë konsiderohet  i kryer vetëm pas miratimit nga Këshilli Drejtues i shoqatës.Kuota  fillestare e regjistrimit do të jetë 2000 lekë, (paisja me kartë  anëtarësimi dhe shërbimet individuale per hapjen e llogarive personale në faqen e internetit te shoqatës), ndërsa kuota vjetore do të jetë 1000 Leke ( njëmijë ). Këto kuota janë të ndryshueshme me vendimin e kryesisë së shoqatës.

E  drejta për të dhënë dorëheqjen është e garantuar, por me kusht që të jetë paraqitur me shkrim tre muaj para në një nga organet drejtuese të shoqatës.

Anëtarët e shoqatës kryejnë periodikisht kontrollin shëndetësor dhe paraqesin raportin shëndetësor të ushtrimit të vrapimit pranë Kryesisë së shoqatës dhe në çdo rast garantimi i shëndetit të individëve të saj  bie mbi anëtarët e shoqatës.