+355 69 6066 085 info@maratonalbania.al

HISTORIKU

Shoqata “Maraton Albania” eshte themeluar ne vitin 2001 me iniciativen e nje grupi nismetar. Regjistrimi si person juridik  i Shoqatës  “MARATON ALBANIA” është kryer në bazë të Ligjit nr.8788, datë 07.05.2001 ‘Për organizatat jo fitimprurëse’, si dhe Ligji nr. 8789, datë 07.05.2001 ‘Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse’

Ajo është një shoqatë sportive, jo qeveritare, jofitimprurese, e cila gëzon liri dhe autonomi të veprimit në përputhje me Statutin dhe Programin e saj Qellimi dhe misioni i shoqates MARATON ALBANIA eshte ndërgjegjësimi dhe aktivizimi në lëvizje sportive masive i një numri sa më të madh njerëzish pavarësisht nga mosha, gjinia, shkalla e zhvillimit fizik,mendor, sportiv dhe shëndetësor. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve gjate ketyre viteve është një tregues i mire, se maratona është kthyer ne nje event te dashur per qytetaret e Tiranes, Shqiperise e me gjere. 

Anetaret e kesaj shoqate kane marre pjese ne maratona te ndryshme te zhvilluara brenda dhe jashte Shqiperise. Anetaret e MARATON ALBANIA kane marre cmime te ndryshme sipas kategorive te garave ku kane qene pjesemarres.

MARATON ALBANIA ka si synim :

  • Të zhvillojë konsulence teknike profesionale për përmirësimin e stërvitjes indiviuale të anëtarëve.
  • Të organizojë, të drejtoje e zhvilloje aktivitete sportive, në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Shoqata do të  promovojë interesat e anëtarëve të vet në Shqipëri dhe jashtë saj .
  • Te zhvilloje fushata ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi.
  • Te zhvilloje lobing me aktorë të ndryshëm në nivel lokal, rajonal dhe më gjerë.
  • Te zhvilloje leksione, seminare dhe konferenca kombëtare dhe rajonale.
  • Te zhvilloje aktivitete në praktikë në mbështetje të aktiviteteve sportive.
  • Te zhvilloje aktivitete të reklamimit të veprimtarisë në përputhje me qëllimet e shoqatës.
  • Te kryeje trajnime dhe shoqërime të ndryshme të grupeve të interesit dhe personave me aftësi të kufizuar.
  • Bashkëpunime me aktorë të tjerë brënda dhe jashtë Shqipërisë me qëllime të përbashkëta sportive.
  • Te zhvilloje aktivitete promovuese të aktorëve të ndryshëm për identifikimin e vlerave sportive te vrapimit maraton.
  • Prodhime, publikime, dokumentarë, reportazhe duke ruajtur te drejtën e autorit mbi programe audiovizuale.
  • Botime periodike të ndryshme që janë të lidhura ngushtë në mbështetje  te  vlerave sportive te vrapimit.
  • Per realizimin e programit te saj shoqata do te kerkoje ndihme e bashkepunim jo vetem brenda vendit por edhe nga individe dhe shoqata te tjera homologe jashte vendit.