⁃ Të dashur pjesëmarrës mes nesh sot është nderi I shoqatës sonë mjeshtri 84 vjeçar i vrapimeve në natyrë z. Nexhat Xhemalçe. E ftoj të pershëndesi!
⁃ Maratona jonë ka dashamirësinë dhe mbështetjen e komunitetit Tiranas dhe atij Dibran, do të ftoj për të përshëndetur përfaqësuesin e tyre z. Jegeni…
⁃ Të dashur miq e të ftuar në këto momente kam nderin të ftoj Presidentin e Republikës z. Ilir Meta të përshëndesë dhe të zhvillojë ceremonialin e dekorimeve.
Është kënaqësi e madhe për mua, që në hapje të kësaj ceremonie në zemër të Tiranës, nga monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, para së gjithash, t’i uroj mirëseardhjen autoriteteve më të larta të vendit.E ndjej thellë emocionin e dhënies së sinjalit të hapjes, për një veprimtari sportive në përmasa të tilla, e cila që në hapin e parë, pra e kam fjalën për 2020-ën, i ka kaluar caqet kombëtare: Të kemi parasysh këtu pjesëmarrjen e shoqatës së maratonistëve të Maqedonisë që na i është përgjigjur ftesës sonë me dëshirën më të madhe, por edhe….. (shto kush të jetë tjetër) . Një falënderim të veçantë, për sponsorët (duke i përmendur me emra) që u bënë bashkëpunëtorët më të afërt të kasaj nisme dhe që pa të cilët nuk do të mund të kryenim asgjë. “Arteria e Arbrit”, apo Ultramaratona 1… do të jetë, lulja e parë që do të lajmërojë lulëzimin e një pranvere të paparë kurrë ndonjëherë më parë për atletikën shqiptare e njëherësh ballkanike, që kemi ndër mend nga viti në vit ta zgjerojmë apo ndërkombëtarizojmë, si shprehje e unitetit dhe ndjenjave të pastra që aspiron veçanarisht ky sport kaq i dashur për ne që e praktikojmë por edhe më gjerë. Po vjen çasti i shumëpritur. Jemi në pritjen e agimit të mëngjesit të së shtunës së 25 korrikut. Tani, është pra çështje orësh, kur së bashku me rrezet e para të diellit, do të lindin për Shqipërinë edhe emocionet e startimit të atyre 116 kilometrave garim që, në këtë fillesë, mund të duket diçka e paimagjinueshme. Do të jemi së bashku: maratonistët e përvojës, por dhe ata që shprehin dëshirën e pjesëmarrjes në segmente të veçanta apo distanca relativisht të shkurta. Gjithçka është gati. Shoqata “Maraton Albania” pas një pune të stërlodhshme për harmonizimin dhe vënien nën kontroll të çdo detaji përgatitor, praktikisht ka hyrë në përjetimet e mobilizimit për të përshkuar distancën e116 km që shtrihen në një natyrë të jashtëzakonshme për nga origjinaliteti dhe bukuria. “Arteria e Arbërit” po na pret ne, që duke filluar nga agimi i nesërm, të ndjejë rrahjet e para të Zemrës së garimit të ultramamaratonës